loader

Opening Time

Monday – Friday 6.00 – 7:00 pm
Saturday 9.00 – 8.00 pm
Sunday 10.00 – 9.00 pm
______Klinike-dentare-vlore-removebg-preview

Ami Dental

Tel : +355 69 307 8801
Mail : amidentaldurres@gmail.com
Adresa : Durres, Lgj 7

Rëndësia e estetikës.

Në ditët e sotme estetika ka një rëndësi të veçantë, e duke qenë se fytyra dhe në veçanti goja e dhëmbët luajnë një rol të rëndësishëm, ka lindur nevoja e zhvillimit të stomatologjisë estetike . Njerëzit e duan të bukurën dhe duan të duken bukur, dhe në rastet ku r në buzëqeshjen e dikujt ka probleme atëherë me anë të teknikave specifike, materialeve super estetike dhe ndërhyrjeve kirurgjikale realizohet një buzëqeshje perfekte. Më poshtë po shpjegojmë disa nga materialet dhe teknikat e perdorura:

TRAJTIMI I GINGIVAVE

Operacionet Estetike të Gingivave (Mishrave të Dhëmbëve).

Kjo ndërhyrje konsiston në heqjen e një pjese të kockës dhe të mishrave që rrethojnë dhëmbët. Pas kësaj ndërhyrje pritet 6 javë që të shërohen gingivat e më pas mund të vazhdohet me punimet protetike. Kjo ndërhyrje bëhet në keto raste: 1. Gummy Smile; jane rastet kur personit në momentin që buzëqesh apo qesh, i duken shumë gingivat (mishrat e dhëmbëve). Në këto raste niveli i gingivës ngrihet më lart dhe më pas dhëmbët vishen me faseta porcelani (Laminate ) ose me këllëf porcelani . 2. Në rastet kur gingivat zmadhohen, si pasojë e përdorimit të ilaçeve të ndryshem ose e sëmundjeve të mishrave, dhe mbulojnë një pjesë të dhëmbëve 3. Në rastet kur kemi disnivel në gjatësinë e dhëmbëve të parë. Duke ndërhyrë te pjesa e gingives mund ti bëjmë dhëmbët të kenë të njëjtën gjatësi. Në rastet kur gjatësia e dhëmbit është e pamjaftueshme për të kryer punime mbi të, bëhet ndërhyrje duke bërë zgjatim të kurorës (Crown Lengthening).