Opening Time
Fluorizimi i dhëmbëve
Fluori është një element, prania e të cilit në dhëmbë e forcon strukturën e tyre dhe i mbron ata nga kariesi (prishja e dhëmbit). Inkorporimi i fluorit në strukturën e dhëmbit ndodh vecanërisht gjatë periudhës kur dhëmbët janë në formim e sipër, konkretisht nga lindja kur dhëmbët e qumështit janë duke iu nënshtruar procesit të mineralizimit e deri në moshën 12 vjec kur përfundon formimi i dhëmbëve te përhershëm. Për këtë arsye në këtë periudhë ka rëndësi të vecantë marrja e sasive të duhura të fluorit.
Fluori mund të merret në dy rrugë:
Rruga e përgjithshme, nëpërmjet marrjes së ushqimeve që përmbajnë fluor, ujit të fluorizuar dhe nëse nevojitet, tabletave të fluorit. Lokalisht, nëpërmjet përdorimit për larjen e dhëmbëve të pastave dhe shpëlarësve të gojës të fluorizuar ose nëpërmjet aplikimit profesional nga mjeku stomatolog i xheleve apo llaqeve të fluorizuara.