loader

Orari

Monday – Friday 6.00 – 7:00 pm
Saturday 9.00 – 8.00 pm

AMI DENTAL

Tel : +355 69 307 8801
Mail : amidentaldurres@gmail.com
Adresa : Durres, Lgj 7

Shërbim

IMPLANTET DENTARE

Ç’lloj ndërhyrjeje nevojitet për të vendosur urë mbi implantet dentare?
Proçedura për vendosjen e urës mbi implantet dentare është e njëjtë me atë të një kirurgjie të implantit normal. Ndërhyrja duhet të planifikohet me kujdes. Për ta bërë këtë, niset me historinë mjekësore të pacientit dhe pastaj vazhdohet me të gjitha testet diagnostikuese për implant dentar. Në sajë të teknologjisë së sofistikuar dentisti do të ketë imazhe dixhitale dhe 3D të anatomisë së pacientit dhe me informacionin e mbledhur, ai do të jetë në gjendje të planifikojë në detaje vendosjen jo vetëm të implantit por dhë të urës mbi implante.

Ura mbi implante dentare

Vendosja e urës mbi implante dentare kryhet me të njëjtën procedurë si vendosja e tyre mbi dhëmbët e vërtetë. Një alternativë mjaft efikase që zgjidh situatata kur pacienti ka një mungesë të konsiderueshme të dhëmbëve qoftë në nofullën e poshtme apo dhe atë të sipërme. Ashtu si me vendosjen e një dhëmbi mbi implant dentar, dhe ura mbi implant dentar mund të jetë gjithashtu subjekt i dështimit. Për të shmangur rrezikun e kompromentimit të të gjithë strukturës së urës, është thelbësore të ndiqen disa rregulla: Të tregohet kujdes për higjenën orale; T’i kushtohet më shumë vëmendje pastrimit të pjesëve që mbështesin urën; Vizita periodike tek dentisti :

Proteza mbi implante

Teknika “All On 6” Nëse keni humbur të gjithë dhëmbët ose keni proteza të lëvizshmë, një mënyrë mjaft efikase për të rikthyer edhe një herë ndjesinë e të paturit dhëmbët tuaj është metoda “all on 6”. Falë kësaj teknike mund ti thoni lamtumirë protezave të vjetra me proteza fikse të vendosura mbi 6 implante. Nëpërmjet kësaj teknike moderne dhe inovative është e mundur të vendosen të gjithë dhëmbët (12 ose 14 dhëmbë) si në nofullën e poshtme dhe atë të sipërme. Si aplikohet kjo teknikë? Realizimi i vendosjes së protëzës fikse mbi 6 implante bëhet në dy faza. – Faza e parë konsiston në vendosjen e implanteve. – Faza e dytë e cila vjen pas tre ose gjashtë muajsh, konsiston në vendosjen e protezës fikse. Në klinikën tonë ofrohet dhe vendosja e protezave provizore përgjatë periudhës 3 ose 6 mujore të pritjes së proçesit të integrimit të implantit më kockën. Duke bërë që pacienti dhe gjatë kësaj periudhe të mos humbasë plotësishtë anën funksionale dhe sigurisht asaj estetike.

Teknika “All On 4”

Kjo teknikë është në parim e njëjtë me vendosjen e protezës fikse mbi gjashtë implante, por në këtë rast vendosen 4 të tillë, që shërbejn për fiksimin e protëzes. Zgjedhja midis teknikës mbi gjashtë apo katër implante ndikohet nga densiteti i kockës së pacientit, dhe kushteve të tjera mjekësore që duhet të plotësojë. “All on 4” e përshtatshmë në rastët kur: – Pacienti nuk ka asnjë dhëmb në njërën prej nofullave – Pacienti vuan nga paradontoza – Pazienti nuk ka densitet të mjaftueshëm të kockës së nofullës Të dyja teknikat si vendosja e protëzës fikse mbi katër apo gjashtë implante, është një formë mjaft efikase për të hequr një herë dhe përgjithmonë protezat e lëvishme, dhe për të rikthyer ndjesinë e të paturit dhëmbët tuaj.

BIO 3

Implantet Bio3 janë produkte tejet të suksesshme, duke u renditur kështu midis arritjeve më të fundit të shkollës dentare gjërmane duke qenë paralel me zhvillimet e teknologjisë globale. Kjo linjë implantesh u ofron dentistëve zgjidhjet më të mira. Besimi dhe Cilësia Bio3 kryen kontrolle sistematike mbi cilësinë e produkteve që prodhojnë, këto të fundit të konfirmuara nga standardet ndërkombëtare të cilësisë ISO 13485, ISO 9001 dhe CE0086. Cilësitë e Bio3 Lidhje konike precize që zvogëlon mundësinë e kontaminimit bakterial. Sipërfaqe hidrofile që lehtëson punën e mjekut dhe siguron lidhje më të fortë të implantit. Implantet dentare konsiderohen si mënyra më e mirë për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë. Në rastet kur pacienti ka humbur para shumë kohësh dhëmbin, kirurgu duhet të vlerësojë nëse kocka e mbetur është e mjaftueshme për të mbajtur implantin. Kur nuk mjafton, trajtimi primar konsiston në vendosjen e kockës artificiale, për të rritur stabilitetin e implantit. Gjithashtu, në zonat e molareve, kirurgu vlerëson edhe afërsin me membranën e sinusit maksilar. Kur hapësira për implant nuk mjafton, kirurgu kryen proçedurën e quajtur “ngritje të sinusit” në të cilën ekspozohet kocka dhe më tej membrana e sinusit, dhe ngre lehtësisht membranën me strumenta të veçantë, në mënyrë që implanti të ketë lartësinë e duhur për të qëndruar në linjë me okluzionin.

IMPLANTET STRAUMANN

Implantet Pterigoide zgjidhja më e mirë për rastet me resorbim të rëndë të kockave në nofullën e sipërme. Jane implante qe vendosen ne pjesen e pasme te nofulles se siperme duke evituar rigjenerimin kockor dhe duke shkurtuar kohen e vendosjes se dhembeve mbi implant.